Kape
tė Ardhmen ėshtė projekti kryesor i shoqatės qė nisi nė
Prill tė vitit 1999 me hapjen e zyrės sė Kėshillimit,
Informacionit dhe Mbėshtetjes pėr shqiptarėt e kthyer
forcėrisht nga Zvicra.
Iniciatori dhe koordinatori i kėtij projekti ėshtė Dr.
Patrice de Mestral. Mė pas zyra e projektit ofroi edhe
mbėshtetje pėr riintegrimin e tė rinjve tė kthyer jo vetėm
nga Zvicra, por edhe nga vende tė tjera evropiane. Qė nga
viti 2003 projekti ka pėrfshirė edhe migrantė tė brendshėm.
Donatorėt e Projektit
Kape tė Ardhmen janė: 1999 - 2000:
Donatorė privatė zviceranė dhe pjesėrisht HEKS (Ndihma e
Ndėrkishės Zvicerane)2001 - 2002:SDC (Zyra e
Kooperimit dhe Zhvillimit Zviceran) dhe HEKS 2003
- 2007: HEKS dhe EED (Ndihma pėr Zhvillim
e Kishės Evangjelike Gjermane
2008:HEKS
2009: HEKS
Projekte tashmė tė pėrfunduara ku ėshtė
pėrfshirė shoqata
Nė
partneritet me tre organizata italiane, COOPI, SRF dhe CNCA
si edhe AFVIC nė Marok
Projekti ALBAMAR
synonte nė pėrcaktimin e njė mbėshtetje tė integruar pėr
emigrantėt e kthyer forcėrisht ose vullnetarisht nga
Italia nė vendet e tyre tė origjinės, Shqipėri dhe Marok.
Qėllimi madhor i projektit ishte tė kontribuonte nė
zhvillimin e njė kulture tė migrimit legal dhe
riintegrimin socio-ekonomik tė migrantėve tė kthyer.
Mbėshtetja konsistonte nė ofrimin e mundėsive pėr integrim
nė tregun e punės, asistencė psikologjike, ligjore dhe
pėr biznesin e vogėl. Nė kėtė projekt konsiderohej e
rėndėsishme edhe pėrfshirja e tė rinjve nė risk pėr
emigrim tė paligjshėm nė vendin e origjinės tė
emigrantėve tė kthyer.
Nė
kuadėr tė
kėtij projekti me kohėzgjatje
trevjeēare
2006-2008 shoqata jonė asistoi253emigrantė tė
kthyer nga Italia. Ndihma konsistoi nė gjetjen e njė vendi pune dhe ofrimin
e njė pjese tė pagės, ofrimin e kurseve tė trajnimit, si
edhe nė kėshillim psiko-social dhe ligjor. Personat e
interesuar pėr hapje biznesi tė vogėl iu referuan
Partnerit Shqiptar pėr Mikrokredi. Pėrfituesit e
projektit morrėn pjesė gjithashtu nė aktivitetet
social-kulturore pėr tė promovuar riintegrimin e tyre
social.
Donator: Komisioni Evropian (Programi AENEAS)
Nė partneritet me IOM Tirana
VARRP Program asistence pėr kthimin dhe
riintegrimin e tė kthyerve vullnetarisht nga Mbretėria e
Bashkuar, i iniciuar nga IOM Londėr. Bashkėpunimi me IOM pėr
kėtė projekt nisi mė 2003.
Donator: Fondi Evropian i Refugjatėve.
Projekti MIGRAVALUE
Nė shtator
2006 filloi implementimi i Projektit MIGRAVALUE, i cili
pėrfundoi nė Gusht 2008. Ky projekt synonte qė tė hartojnte
njė model analize dhe menaxhimi tė fenomenit migrant
nėpėrmjet planifikimit tė shėrbimeve dhe politikave pėr njė
menaxhim aktiv tė flukseve migratore dhe pėr nxitjen e
zhvillimit lokal. Projekti kishte si qėllim qė tė zhvillonte
vizione hapėsinore zhvillimi tė lidhura me lėvizjet
migratore dhe me strategjitė rajonale tė zhvillimit.
MIGRAVALUE
promovoi veprimet transnacionale pėr pėrfshirje sociale tė
emigrantėve nė zonat e caktuara nė projekt, kompletoi
nxitėsit ekonomikė dhe shėrbimet me programe tė reja tė
mirėqenies sociale qė mund tė japin pėrgjigjet e duhura pėr
nevojat sociale tė aktorėve tė pėrfshirė. Projekti synoi tė
krijonte qėndrueshmėri sociale nė zonat e pėrcaktuara si psh
nė investime ose fondin e kursimeve tė njė migranti pėr
edukimin e fėmijėve. Ky projekt u fokusua nė
politikat e kthimit tė migrantėve dhe nė zhvillimin e njė
rrjeti nė nivel rajonal.
Nė
implementimin e projektit MIGRAVALUE u pėrfshinė 14
partnerė nga vende anėtare dhe fqinje tė BE, qė pėrfaqėsonin
njė rrjet tė gjerė organizmash publike dhe private, ku pėrfshiheshin
edhe bizneset dhe migrantėt. Organizata lider ishte Veneto
Lavoro (Itali).
Donator: KE nė
kuadėr tė Programit INTERREG IIIB CADSES.
Projekti AIRKV
Nė 17 tetor 2006 u
nėnshkrua marrėveshja me Vluchtelingenwerk Vlaanderen (Kėshilli
Belg i Refugjatėve) pėr tė
bashkėpunuar nė kuadrin e Projektit Asistencė e
Individualizuar pėr Riintegrimin pas Kthimit Vullnetarisht.
Ky projekt synonte tė ofronte asistencė direkte ose indirekte
pėrmes mbledhjes sė informacionit pėr emigrantėt me qendrim
nė Belgjikė, tė cilėt dėshironin tė ktheheshin vullnetarisht,
me qėllim qė tė sigurohej njė kthim i qendrueshėn nė
Shqipėri.
Shoqata jonė mori pėrsipėr
tė ofronte shėrbime tė ndryshme qė pėrmbahen nė programin e
saj pėr riintegrimin e emigrantėve tė kthyer.
Projekti pėrfundoi nė Dhjetor
2008.
Donator: Komisioni
Evropian dhe qeveria belge.
Projekti Ēel njė shteg nė jetė
(faza e
dytė e projektit Hidhe Hapin)
Ky projekt
synonte tė nxiste integrimin e 55 grave dhe vajzave migrante tė brendshme
tė zonės sė Vorės (Komuna Bėrxullė),
duke u dhėnė mundėsinė pėr
formim profesional dhe kurse tė tjera trajnimi, me qėllim qė
tė lehtėsohej procesi i punėsimit tė tyre nė zonat ku ato
jetojnė.
Donator i projektit: Kėshilli i Kishės
Protestante zvicerane.
Projekti FOKABI 2
Projekti FOKABI synonte tė ofronte forcim
kapaciteti pėr biznesin e vogėl dhe tė mesėm, me qėllim qė
tė sigurohej qendrueshmėria e kthimit tė migrantėve qė ishin
pėrfitues tė projekteve tė Shoqatės
Shpresė pėr tė Ardhmen. Pėr kėtė u organizuan njė
cikėl seminaresh trajnimi me biznesmenė tė vegjėl dhe
klientė tė shoqatės qė ishin tė interesuar tė hapnin biznese
tė vogla, u mundėsuan kontakte dhe vizita nė biznese tė
suksesshme, si edhe u
mundėsuan lidhjet me institucionet e kreditimit.
Projekti gjithashtu
synonte tė nxiste biznesin femėror, pėr tė treguar vlerat,
aftėsitė dhe fuqinė e grave dhe duke pasur parasysh dėshirėn
e grave pėr tė zhvilluar njė aktivitet fitimprurės nė
mjediset e shtėpisė apo diku afėr saj. Gjatė implementimit
tė kėtij projekti u financua aktiviteti i 10
emigrantėve tė kthyer, nga tė cilėt 5 ishin meshkuj dhe
5 femra.
Donator: EED (Ndihma pėr
Zhvillim e Kishės Evangjelike Gjermane)
Hidhe Hapin
Ky projekt
synonte tė nxiste integrimin e grave migrante tė brendshme
duke u dhėnė mundėsinė pėr
formim profesional dhe kurse tė tjera trajnimi, me qėllim qė
tė lehtėsohej procesi i punėsimit tė tyre nė zonat ku ato
jetojnė.
Trajnimi
profesional u bė sipas nevojave tė tyre nė kurse
rrobaqepėsie, parukerie, kompjuteri, kuzhine dhe gjuhe tė
huaj. Kjo u realizua nė bashkėpunim me ente dhe qendra tė
trajnimit professional, tė cilat siguronin kėto shėrbime.
Paketa e integrimit ofronte integrim professional, social
dhe kulturor. Gjithashtu grave iu ofrua kėshillim dhe
mbėshtetje emocionale.
50 gra dhe vajza pėrfituan nga ky projekt. 62% e tyre
arritėn tė gjenin njė vend pune pas trajnimit.
Donator i projektit: HEKS
FOKABI
Projekti FOKABI synonte tė ofronte
forcim kapaciteti pėr biznesin e vogėl dhe tė mesėm, me
qėllim qė tė sigurohet qendrueshmėria e kthimit tė
migrantėve qė janė pėrfitues tė projekteve tė Shoqatės
Shpresė pėr tė Ardhmen.
Nė kėtė
kuadėr u organizuan njė
cikėl seminaresh trajnimi me biznesmenė tė vegjėl dhe
klientė tė shoqatės tė cilėt ishin tė interesuar tė hapnin biznese
tė vogla.
Projekti financoi aktivitetin e 5 grave migrante tė brendshme
tė fshatit Laknas.
Donator: HEKS
Me IOM
HLWG (Nxitja
e riintegrimit tė qendrueshėm nė Shqipėri, Provincėn e
Kosovės dhe Republikėn e Maqedonisė, duke rritur kapacitet e
OJF-ve vendase pėr tu siguruar shėrbime tė kthyerve),
projekt i Grupit tė Punės sė Nivelit tė Lartė.
Donator: Komisioni Evropian (Programi HLWG)
Me COOPI
Projekti
ALNIMA - Dhėnie e asistencės nė reintegrimin e ish tė
dėnuarve dhe emigrantėve tė kthyer forcėrisht ose
vullnetarisht nga Italia nė Shqipėri, Nigeri dhe Marok.
Donator: Komisioni Evropian (Programi HLWG)
Shtrirja e
aktivitetit
STATISTIKA
(Maj 1999 Dhjetor 2008)
Nė total 1745 persona, 1406 meshkuj dhe 339 femra janė
regjistruar nė zyrėn e Shoqatės Shpresė pėr tė Ardhmen qė
nga Maji 1999 deri nė Dhjetor 2008.
1362 pėrfitues, 1079 meshkuj dhe 283 femra kanė pėrfituar
nga programi ynė i riintegrimit profesional dhe social qė
nga Maji 1999 deri nė Dhjetor 2008.