|
Quhem Erta. U linda dhe u rrita nė Berat, pastaj kur isha nė
moshėn 17 vjeē familja ime u shpėrngul nė Tiranė. Babai vdiq
nga kanceri kur isha 15 vjeē. Familja ime ishte nga ato qė
ne i quanim asokohe familje intelektuale dhe unė u rrita nė
kushte tė mira. Im atė ishte njeri shumė i drejtė dhe na
mėsonte tė ishim tė ndershėm, tė mos bėnim gjėra tė kėqija
qė ta vinim kokėn rehat nė jastėk nė darkė.
A kisha plane pėr tė ardhmen!
Si tė gjithė adoleshentėt nuk kisha gjėra tė sakta. Doja tė
vazhdoja universitetin, ashtu si vėllai dhe motra, por se nė
ēfarė dege, nuk kisha ndonjė zgjedhje tė veēantė. Pėr mė
tepėr nė ato vite (pas viteve 90-tė) rėndėsia dhe imazhi i
mirė i shkollės ishin zhdukur. Shihje njerėz pa shkollė tė
merreshin me biznes, politikanė, parlamentarė tė paarsimuar
si duhej thuhej se disa kishin qenė tė burgosur politikė
-, kurse pjesa dėrrmuese e njerėzve tė shkolluar u hodhėn nė
rrugė ose nuk u pėrfillėn. Mbizotėronte ligji i mė tė fortit
ose mė saktė ligji i xhunglės. Prostitucioni, droga e firmat
piramidale lulėzonin ekonominė nė Shqipėri.
Deri atėherė brezi im ishte
edukuar dhe rritur me ide krejt ndryshe pėr jetėn, duhej
punuar pėr tė jetuar, kurse nė ato vite njerėzit filluan tė
jetonin edhe pa punuar. Tė gjithė, nė pėrgjithėsi, mendonin
vetėm tė largoheshin nga Shqipėria. Ideja e ikjes kishte
pushtuar shpirtin e shqiptarit.
Fillova universitetin pėr
inxhinieri lulesh nė vitin 1995. Mė pėlqente disi dega qė
bėja, por mė tepėr ishte ideja pėr tė pasur njė diplomė
universiteti.
Kur mbarova vitin e dytė, nė
verė fillova punė si shitėse nė njė butik, me njė pagė tė
ulėt. Ishte puna e parė qė bėja. S`mė pėlqente dhe aq, por
punoja pėr tė provuar se ēfarė ishte puna e pėr tė pasur
ndonjė para pėr shpenzimet e mia. Por kjo zgjati vetėm dy
javė.
Ishte viti i tmerrshėm 1997 qė
si pėr tė gjithė shqiptarėt ishte lemeri edhe pėr mua.
Kishim frikė tė dilnim nė rrugė nga krismat e armėve qė
dėgjoheshin kudo dhe se mos na rrėmbenin pėr trafik. Unė nuk
kisha shumė kohė qė isha lidhur me njė djalė qė mė pėlqente.
Ai kishte jetuar ca kohė nė Itali dhe pastaj ishte kthyer,
por nė mendje e kishte tė ikte sėrish. Pikėrisht me tė unė
vendosa tė ikja nga Shqipėria nė gusht tė vitit 1997. Atė
ditė ishim nė Berat dhe, kur po ktheheshim, na u prish
makina rrugės. Na zuri mesnata nė rrugė dhe nuk dinim ēfarė
tė bėnim. Nė shtėpinė time kishin ardhur disa kushėrinj nga
Berati, ata ishin njerėz tė prapambetur, me paragjykime dhe
unė e kisha bezdi tė kthehesha nė shtėpi, se e dija qė do
tė mė qortonin. Kur e kujtoj momentin e ikjes ēuditem edhe
vetė se si kuturisėm tė largoheshim nga Shqipėria. E
shpjegoj si papjekuri tė moshės, se nuk gjej dot shpjegim
tjetėr. I thashė Gonit. se nuk doja tė veja nė shtėpi dhe e
vendosėm sakaq tė mos ktheheshim. Kishim njė sasi parash me
vete dhe vendosėm tė ndalonim nė Durrės. Shkuam nė njė
shtėpi nė Golem afėr plazhit ku na u desh tė rrinim njė muaj
nė pritje tė nisjes me gomone pėr nė Itali. Unė nuk
lajmėrova fare nė shtėpi. Nuk i thashė as motrės, me tė
cilėn isha shumė e lidhur dhe i tregoja ēdo gjė. Familja ime
ishte alarmuar, mami kishte lajmėruar edhe policinė. Unė i
telefonova vetėm pas njė jave dhe e gėnjeva, i thashė qė
isha ne Zvicėr.
Shpesh mundohem tė bėj bilancin,
ti lidh pjesėt e jetės sime dhe mundohem tė jap njė
shpjegim pse veprova ashtu, por gjej vetėm se ishte njė
mendjelehtėsi e moshės. Nuk isha e privuar nga asgjė,
jetonim mirė, nuk kisha pasur prindėr qė tė mė pengonin, apo
tė mė privonin nga gėzimet e jetės. Im atė gjithė jetėn ka
pasur poste drejtuese, ne jetonim mirė, bėnim pushime tė
rregullta ēdo vit, por, asokohe tek shihje tė tjerėt qė
loznin me lekun nė njė farė mėnyre tundoheshe. Dhe pse
ndoshta nuk tė duket se nuk e mendon shumė, diku brenda teje
fle kjo ide dhe njė shkėndijė e vogėl e zgjon.
U larguam nga Shqipėria nė
shtator 1997, pasi kishim tentuar tre herė tė niseshim, por
gomonia ku udhėtonim ishte kthyer dy herė mbrapsht e diktuar
nga Guardia di Finanzia dhe njė herė pėr arsye tė motit tė
keq. Mė nė fund u nisėm pėr nė Itali dhe zbritėm pa telashe
nė Bari. Kishim me vete njė shumė tė mirė liretash dhe nga
kėto i paguam skafistit nga 80.000 lekė secili. Nga Bari
shkuam me tren nė Rimini ku tė binte rasti tė takoje mė
shumė shqiptarė se italianė dhe ku lulėzonin tė gjitha
llojet e trafiqeve, i drogės, femrave etj. Nė Rimini
qendruam katėr muaj, shoku im Goni punonte nga pak si
kamerier nė njė bar, ndėrsa unė jo. Rrinim te disa shokė tė
tij, festuam edhe Krishtlindjet dhe pastaj Goni u nis pėr nė
Zvicėr. E dinim se nė Zvicėr bėhej para e madhe. Goni
kishte njė shok shkolle qė kishte ikur aty mė parė dhe
kishte bėrė goxha para. Sa herė shkoja nė Berat, dėgjoja
histori tė ndryshme pėr fqinjėt e tė afėrmėve tė mi qė
kishin shkuar nė Zvicėr dhe qė bėnin tregti droge.
Informacioni qė kisha ishte i mugėt, nuk flitej qartė, ose
quhej se ata merreshin me tregti qė ishte si ēdo lloj
tregtie tjetėr. Nuk quhej se i bėhej dėm njeriu, thjesht
tregtohej mall qė dikush e blinte. Droga shihej si njė
biznes fitimprurės. Se ēbėje, si e bėje skishte rėndėsi.
Edhe sot e kėsaj dite dėgjon nė mjedise tė ndryshme se ajo
ėshtė para e vėnė me djersė. Paradoks! Unė mendoj se shumica
e shqiptarėve qė shkojnė nė Zvicėr, nuk shkojnė aty me
mendjen pėr tė punuar, por pėr tė fituar para me
shpėrndarjen e drogės dhe pėr tė hapur ndonjė aktivitet
biznesi mė pas nė Shqipėri, apo pėr tė blerė ndonjė makinė.
Kėtu e fus edhe veten time, se me kėtė mendje vura kėmbė nė
Zvicėr.
U nisa pėr nė Zvicėr nė shkurt
98 me njė shqiptar qė po shkonte nė Gjermani me kamionin e
tij pėr tė marrė pjesė nė njė panair. Isha pa dokumente dhe
kisha pak para me vete. Kisha vetėm plaēkat e trupit, pra
asnjė bagazh tjetėr.
Isha ulur nė sediljen e
pėrparme. Kaluam pa problem kufirin, mua nuk mė kontrolloi
njeri, ata panė vetėm mallin dhe kaq. Zbrita nga kamioni nė
Lucernė ku kisha lėnė tė takohesha me Gonin. Fjetėm njė natė
nė Lucernė dhe mė pas u vendosėm nė njė shtėpi me qira diku
afėr Bernės. Njė shok i Gonit i kishte krijuar qė mė parė
lidhjet dhe ne hymė shpejt nė rrjetin e shpėrndarėsve tė
drogės.
Shpėrndarja e drogės nuk mu
duk gjė e vėshtirė qė nė fillim, mu duk thjesht si kalimi
i njė malli nga njė dorė te tjetra. Nuk kisha tė bėja me
zviceranė, nuk shisja mall te pėrdoruesit e drogės, por
kisha tė bėja vetėm me shqiptarė, tė cilėve ua pėrcillja
drogėn dhe kjo mė dukej kollaj fare. Nė atė kohė ēdo gjė e
merrja shume lehtė, nė ēantėn time dhe nė duart e mia
qarkullonin me mijėra franga. Punonim bashkė me Gonin.
Udhėtonim me tren ose me makinė pėr tė vajtur nė vendin ku e
dorėzonim. Dorėzimi bėhej kudo: nė tren, nė bar, nė mjedise
tė hapura...
Mallin e pastėr e sillte njė
maqedonas, unė e pėrzieja dhe te kjo pėrzjerje ishte pjesa e
fitimit tonė. Kisha veglat e punės, peshoren, e paketoja, e
bėja gati dhe, kur merrte dikush ne telefon, i ēoja paketa
100, 200, 300 gramėshe, sipas kėrkesės.
Ndodhte qė jo ēdo ditė kishim
punė, por, megjithatė, nėse mungonte njė ditė, tė nesėrmen
dihej qė kishte. Tregtia ecte sipas hallkave qė funksiononin
pėr bukuri, ēdo gjė ecte nė mėnyrė korrekte, kur skishim,
kėrkonim dhe droga na vinte, megjithėse nė fund u
vėshtirėsua disi.
Fitonim shumė para, por i
harxhonim nė mėnyrė tė shfrenuar: paraja qė nxirret kollaj,
mendoj se edhe prishet mė kollaj. Punuam kėshtu njė vit dhe
po ia ndjenim lezetin parave, kur na kapėn.
Mund tė them se e pashė dhe e
ndjeva kapjen. Atė ditė Goni ishte i sėmurė me temperaturė
dhe ndenji nė shtėpi dhe unė u detyrova tė shkoja vetėm tė
ēoja mallin nė Bernė. E kisha lėnė me dikė ta takoja dhe
ti jepja mallin nė njė bar pranė sheshit ku ndodhet
parlamenti, kur pashė dy veta me radio nė dorė. Gjatė rrugės
me tren mu duk se katėr sy vėzhgues mė ndiqnin, por unė se
bėra veten. E dhashė mallin dhe dola nė shesh kur dy makina
ndaluan te kėmbėt e mia dhe katėr policė tė gjatė mė futėn
nė mes. Pėr ēudi atė moment sheshi ishte fare bosh dhe ne
ishim nė mes tė sheshit. Nuk e di pse pata ndjesinė e
vetvetishme se isha nė njė shesh xhirimi filmi dhe regjisori
ishte diku prapa meje. Mendova njė ēast tė vrapoja, tė ikja,
por pastaj mu duk se ishte e kotė. Ata policė trupmėdhenj
do tė mė kapnin se do tė mė kapnin. Mė vonė e mora vesh se
kishin gjashtė muaj qė mė ruanin. Sigurisht ata kishin
pėrgjuar numrat e telefonit, na kishin ndjekur, dhe kishin
gjetur sendet e mia personale nė shtėpi.
Ishte ora 3 pas mesdite kur mė
kapėn. Kisha punuar njė vit dhe ja ēasti i padėshiruar
kishte ardhur. Nė tė njėjtėn orė dhe minutė tre policė
kishin shpėrthyer derėn e shtėpisė dhe kishin kapur Gonin.
Kur isha nė paraburgim mė ēuan
pėr vizitė te mjeku dhe aty mėsova se isha shtatzanė. U
trondita, u shokova, po ētė bėja? Nuk desha tė abortoja, e
mora kėtė vendim menjėherė. Mu desh ta merrja kėtė vendim
vetėm, sepse Gonin e kishin ēuar nė njė vend tjetėr dhe unė
mund tė komunikoja vetėm me letra njė herė nė javė. Letrat
censuroheshin. Dhe vinin me njė muaj a mė tepėr vonesė. Mund
tė shkruaja pėr zotin, pėr yjet apo hėnėn, por nėse shihnin
diēka tė dyshimtė nuk na e jepnin e na i kthenin mbrapsht.
Nė muajin e gjashtė tė
shtatzanisė mė ēuan nė njė burg tė veēantė pėr nėna me
fėmijė qė quhej Hindelbank. Vija nga njė burg i mbyllur ku
ishim shumė pak veta, kurse nė Hindelbank gjeta shumė gra
dhe vajza nga tė gjitha kombėsitė e racat.
Kushtet ishin shumė tė mira.
Ishin dy shtėpi dykatėshe me njė oborr tė madh ku fėmijėt
mund tė luanin sė bashku. Kishte edhe dhoma qė ishin
apostafat pėr lojrat e tyre. Dyert natėn nuk mbylleshin dhe
unė nuk e ndjeja veten nė njėfarė mėnyre tė burgosur si nė
burgjet e mėdha qė nė 9.30 tė vjen roja e tė mbyll derėn.
Natyrisht kjo ėshtė psikologjike. Nė preventivė ėshtė akoma
mė skandal, ka raste qė tė qėllon tė jesh 23 orė brenda pa
parė njeri me sy, je vetėm me televizorin dhe ke dy rrugė:
ose do tė bėhesh depresive ose do kthehesh nė njė njeri tė
egėr. Kur isha nė preventivė pjesėn mė tė madhe tė ditės e
kaloja nė gjumė. Por nė Hindelbank tė gjithė punonin, puna
ishte e detyrueshme. Edhe unė duhej tė punoja, por ende
s`kisha tė drejtė tė dilja, se isha nėn hetim, smund tė
flisja nė telefon e tė komunikoja me vajzat qė ishin jashtė
seksionit tim. Tani qė e kujtoj mė vjen tė ve buzėn nė gaz,
sepse me asnjėrėn nuk isha nė njė ēėshtje, pse tė mos flisja
atėherė! Kur rojet mė shoqėronin pėr te doktori,
gjinekologia, psikiatrja ose fizioterapistja, mė duhej tė
prisja deri sa dikush prej tyre tė vinte tė mė merrte. Mė
dukej ndonjėherė sikur prisja prindėrit tė mė merrnin nga
shkolla. Nė fillim rojet e seksionit tim mė shihnin me
dyshim, si shumė tė rrezikshme, meqenėse kishin marrė porosi
nga hetuesi. Unė isha e para shqiptare nė atė seksion dhe
opinioni per shqiptarėt ne Zvicėr dihet qė s`ėshtė fare
pozitiv, sidomos nė ato vite qė ne kishim mbipopulluar
burgjet e Zvicrės. Por dua tė them se ky opinion ėshtė i
gabuar. Nga pėrvoja e jetuar dhe nga bisedat e ndryshme me
shokun tim mund tė them se shqiptarėt nė burgje nė
pėrgjithėsi ishin punėtorė, krijues e tė pastėr.
Vajza duhej tė lindte nė fillim
tė marsit, por u lind dy javė mė vonė. Ishte njė lindje e
vėshtirė qė mė shkurajon tė lind njė fėmijė tė dytė. Mė
kishin plasur ujrat dhe fėmija rrezikonte tė asfiksohej.
Meqė nuk mė vinin dhimbjet e lindjes, mjekėt mė bėnė
stimulantin dhe mė pas vendosėn tė mė operonin. Mu desh tė
prisja mjekun qė operoi dy gra tė tjera para meje, gjė qė ma
shtoi ankthin dhe pasigurinė pėr jetėn e fėmijės. Isha vetėm
fare, mė dukej vetja si njė qen i rrahur qė ecėn nė njė
rrugicė tė errėt qorre. Mė fanitej sikur mė kishin marrė
fėmijėn. U ndėrmenda vetėm kur dėgjova njė zė qė mė thoshte:
urime.
Nė fillim kisha frikė ta laja
atė gjė tė vockėl, mė dukej sikur do tė thyhej. Mė ndihmuan
gratė e tjera, por pastaj mė vinte zor tu thoshja dhe
vendosa ta laja vetė. Nuk mund ta harroj sa frikė dhe
pasiguri ndjeja atė ēast, por mora kurajė, mbylla derėn e
dhomės dhe, tė them tė drejtėn, se mora vesh a u lava
vetė, apo lava fėmijėn.
Meditoja gjithė kohėn: ēfarė do
tė bėja me fėmijėn, si do ta rrisja, nganjėherė rebelohesha
sė brendshmi kur gratė e tjera mė jepnin ndonjė gjė. Nuk mė
pėlqen tė mė mėshirojnė, nuk dua tė bėhem objekt mėshire, nė
pėrgjithėsi mundohem tė mos thyhem, por tė gjej forca pėr tė
dalė nga situata e vėshtirė.
Gjyqi im dhe Gonit u bė pas dy
vjetėsh e ca, nė qershor 2001. Bėnte vapė, por unė asnjėherė
s`kam pasur aq ftohtė si atėherė. Kisha disa ethe qė mė
kishin hyrė nė palcė, njė pėrzierje frike dhe emocionesh,
pasiguri pėr tė ardhmen time dhe tė fėmijės. Mendimet qė mė
vinin nė kokė ishin nga mė tė ndryshmet: fėmija s`mund tė
rrinte mė tepėr se 3 vjet me mua. Kur u bė gjyqi, ajo ishte
diēka mė tepėr se 1 vjeē, por, nėse dėnohesha shumė, ē`do
tė ndodhte me tė?! Ndoshta do ta ēonin nė ndonjė familje e
do tė kisha mundėsi ta shihja vetėm njė ose dy herė nė muaj.
Kjo do tė ishte e tmerrshme dhe do tė mė vriste mė tepėr se
ēdo gjė. Nuk mendoja aq pėr jetėn e pėr rininė time, qė nė
njė farė mėnyre po mė shkonte dėm, por vetėm pėr atė krijesė
tė pafajshme qė s`kishte bėrė asgjė dhe vitet e para tė
jetės i duhej ti kalonte e mbyllur nė burg. Megjithėse nuk
i mungonte asgjė, pėrsėri mė vriste ndjenja e fajit ndaj
kėtij ėngjėlli qė po rritej aty dhe qė ishte mė therrėse nga
burgu qė po bėja. Kur filloi te ecte, shkonte te dera me
hekura dhe e tundte pėr tė dalė. Kur e shihja, zemra mė
qante. E dėnoja veten pse isha bėrė pre e atyre njerėzve qė
turreshin tė fitonin para tė shpejtė, njerėz me tė cilėt unė
tani jetoja dhe ndaja hallet e problemet e mia.
Akuza kėrkoi pėr mua 7 vjet
dhe unė u dėnova 5 vjet, ndėrsa pėr shokun tim 9 vjet dhe ai
mori 7 vjet.
Kur mė dhanė dėnimin gjėja e
parė qė bėra llogarita edhe sa kohė duhej tė bėja burg e sa
vjeē do tė ishte ime bijė kur unė duhej tė dilja. Ishin edhe
16 muaj.
Edhe tani qė i kujtoj ato ēaste
ndjej njė lehtėsim qė mė del nga thellėsia e zemrės.
Natyrisht fillova tė mendoja mė tepėr pėr tė ardhmen; gjėrat
nuk i shihja mė me atė idenė konfuze qė kisha pasur kur nuk
e dija pėr sa kohė do tė qendroja atje. Kisha ide mė tė
qarta pėr tė ardhmen dhe, meqenėse atje kohėn e ke me
shumicė, rri e thur ėndrra e plane pėr tė ardhmen,
pavarėsisht qė disa mė vonė realizohen e disa jo.
Nė Hindelbank u miqėsova me
gratė nga Amerika Latine, fillova tė mėsoja dhe flisja
spanjishten me to, mėsoja edhe frėngjisht. Tashmė mė
njihnin, mė pėrshėndesnin, ēuditeshin pse nuk qaja, (e
urrej tė qarėn se tregon dobėsi) kur gjithė tė tjerat qanin
shumė. Diskutonin me njėra-tjetrėn pse nuk qaja, nuk u dukej
normale, derisa u mėsuan me mua, u bėmė si njė familje dhe
nuk e komentonin mė, ishin nė gjėndje tė dallonin emocionet
e mia, tė pėrcaktonin isha e gėzuar apo e hidhėruar. Punoja,
e mbaja pastėr dhe e zbukuroja dhomėn time dhe kjo filloi tė
binte nė sy edhe tė personelit tė shėrbimit. Nė Hindelbank
kishe mundėsi tė punoje, kishte punė tė ndryshme, nė
kopshtari apo lloje tė tjera punėsh. Unė u mora me qeramikė.
Nuk isha marrė mė parė me njė art tė tillė, po bėra gjėra tė
bukura. Gjithashtu bėnin reēelra tė ndryshme dhe mė pas
prodhimet tona shiteshin nė panaire. Organizonim aktivitete
tė ndryshme, mėsonim nė kurse gjuhėsh apo kompjuteri, bėnim
piktura, qirinj etj. Zhvillonim javėn ballkanike, ku
gatuanim specialitete dhe kjo na bėnte mirė e harronim ku
ndodheshim dhe ēfarė kishim bėrė. Na paguanin pėr punėn qė
bėnim, tė stimulonin tė punoje mė shumė.
Gjithashtu merreshim me sporte
sipas dėshirės. Kishim shėrbim tė rregullt psikoterapik dhe
kontroll mjekėsor. E vlerėsoja psikiatren, sepse arrija tė
komunikoja lirshėm me tė dhe tė shprehesha plotėsisht.
Festonim Krishtlindjet dhe
festa tė tjera bashkė me rojat. Aty kishte ndonjė qė ishte
shumė pesimiste, thoshte nuk e dua mė jetėn, kurse mua burgu
mė bėri ta vlerėsoja jetėn, mė mėsoi si ta jetoj mė mirė
jetėn dhe lirinė.
Kur mendoj pėr kėto gjėra mė
duket e ēuditshme pse djemtė nuk ndryshojnė, edhe pse
dėnohen. Ne fillim, pas daljes nga burgu, u duket se nuk do
tė merren mė me drogėn por, kur kthehen nė realitetin e
lirė, kėrkojnė pėrsėri tė bėjnė veprimet e mėparshme. Janė
njėsoj si njerėzit qė drogohen dhe nuk heqin dot dorė lehtė
prej saj. Po unė jo nuk do ta bėja, as qė mė shkon mendja,
kam njė fėmijė pėr tė rritur dhe jetėn time pėr tė mos e
ēuar dėm.
Kthimi nė Shqipėri
U lirova aty nga fundi i vitit
2002. Gonit i mbeteshin edhe 16 muaj deri sa tė lirohej. Mė
lanė tė takohesha me tė dy ditė para se tė nisesha. Vajza
ishte bėrė 2 vjeē e gjysmė.
Udhėtova me kompaninė SWISS.
Kisha 6000 franga me vete. 60% tė biletės e pagova vetė,
kurse 40% ma paguan ata tė kantonit. Dy policė tė veshur
civilė mė ēuan nė aeroport jo me furgon policie, por me
veturė. Nė avion isha nė gjendje tė lirė, e pashoqėruar.
Kthehesha pas shtatė vjetėsh dhe gjeta njė Shqipėri tė
ndryshuar, nuk i njihja mė rrugėt, lagjia ku kisha jetuar
kishte ndryshuar, shoqėria ime kishte mbaruar shkollėn e
ishte sistemuar nė punė tė ndryshme.
Disa ishin larguar jashtė
vendit dhe ishin emigrantė tė legalizuar, punonin dhe ishin
sistemuar nė vendet pėrkatėse. Ndihesha e vetmuar, ndonėse
kisha pėrkrahjen e familjes.
Nė fillim me nėnėn pata
mosmarrėveshje. Nė Zvicėr i isha pėrkushtuar gjatė gjithė
kohės vetėm vajzės dhe, kur u ktheva, me preokuponte ēėshtja
se si do tė ndihej ajo nė kėtė mjedis tė ri pėr tė, por ime
mė smė kuptonte dhe mendonte se isha ftohur me tė, isha
bėrė e ftohtė dhe mospėrfillėse.
Vajzėn e ēova nė kopėsht dhe
ajo u mėsua mė shpejt se unė me Shqipėrinė, ishte nė rritje
dhe ishte normale tė kishte nevojė pėr njerėz. (Tani ėshtė 5
vjeē, por unė nuk i kam folur pėr tė kaluarėn. Ajo kujton
diēka, thotė nganjėherė muki-muki (ashtu quhej vendi ku
rrinim nė Hindelbank), por nuk di gjė. Sigurisht qė do tia
them kur tė rritet edhe ca. Dua qė ajo ta dijė ku ka lindur
dhe nė ērrethana. Eshtė mė mirė tia them unė, se sa ta
dėgjojė nga dikush tjetėr, se ajo do ta vrasė shumė).
Kur u ktheva nė Shqipėri, dilja
shėtisja me orė tė gjata dhe mė dukej ēdo gjė e huaj, e
panjohur dhe e ftohtė. Falė zotit stigmatizimin nuk e kam
ndjerė shumė, se nuk u kam treguar ēdo gjė njerėzve qė mė
pyesin. Mė saktė miqtė e ngushtė dhe farefisi e dinė se ku
kam qenė, jam njeri qė komunikoj dhe shprehem lirshėm me ata
qė mė pranojnė si jam e s`mė gjykojnė. Por me miqtė e rinj,
ndoshta nga frika e paragjykimit, ruhem tė hapem.
Nuk mė pėlqen tė jem e
paragjykuar dhe nuk pranoj qė tė tjerėt tė ndėrhyjnė nė
jetėn time. Unė mendoj se jeta ėshtė e imja e mund ta jetoj
atė me tė mirat e gabimet e mia, por jo tė mė diktojnė tė
tjerėt ēfarė ėshtė mirė e ēfarė ėshtė keq ose tė mė
mėshirojnė. Kjo mė bėn konfuze dhe nervoze.
Nė fillim mendova tė shkoja nė
njė burg grash kėtu nė Shqipėri dhe ti jepja njė nėne tė
dėnuar ndonjė dhuratė, apo ti merrja fėmijėn nė raste
festash qė tė festonte me vajzėn time, ndoshta ngaqė nė atė
periudhė ishte gjėja qė mė prekte mė tepėr, por nuk dija ku
tė drejtohesha, dhe dėshira ime mbeti vetėm dėshirė. Kur e
ke provuar vetė burgun, e ndjen mė shumė kėnaqėsinė dhe
dobinė e veprimit qė po bėn, ngaqė e ke pėrjetuar edhe vetė
kėtė situatė.
Ndėrsa luftoja tė rigjeja veten
nė kėtė shoqėri tė ndryshuar, mė erdhi nė ndihmė Projekti Kape
tė Ardhmen. Pėr kėtė projekt kisha dėgjuar kur isha ne
Hindelbank. Pėrveē kėsaj mė kishte folur edhe Goni. Ai
kishte parė njė film dokumentar pėr projektin qė e kishin
shfaqur nė burg, pastaj u kishte folur pėr tė njė prift qė
kishte vajtur ti vizitonte atje dhe njė punonjės social.
Kisha dėgjuar se zyra e projektit tė ndihmonte pėr tė gjetur
ndonjė punė, por hollėsira nuk dija.
Kėrkova tė gjeja ndonjė numėr
telefoni dhe telefonova nė Ambasadėn Zvicerane nė Tiranė
ku mė dhanė adresėn dhe numrin e telefonit. Shkova nė zyrėn
e projektit 6 muaj pas kthimit nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe
kisha kėrkuar punė. Doja tė hapja njė studio pėr prodhime
artistike nė qeramikė, por nuk i kisha mundėsitė ekonomike.
Kjo vazhdon tė ngelet ėndrra ime, ndoshta nė njė tė ardhme
do tė kem mundėsinė ta realizoj.
Unė mendoj se projekti Kape tė
Ardhmen ėshtė diēka shumė e mirė, e paarritshme, sidomos
kur mendon se shteti nuk ka njė strukturė tė tillė qė tė
rehabilitojė ish tė burgosurit. Ky projekt ėshtė i vlefshėm
se tė jep njė hov, njė shtytje pėr tė ecur pėrpara.
Mė ka bėrė pėrshtypja pritja e
ngrohtė qė u bėhet tė rinjve nė zyrė, kur vjen nė zyrėn e
projektit vėren se nuk e ndjen veten tė paragjykuar. Mė ka
mbetur nė mendje njė takim me emigrantė tė kthyer si unė, i
quajtur Shtėpia e Hapur. Ishte diēka krejt ndryshe,
njerėzit trajtoheshin njėlloj dhe inkurajoheshin ta harronin
tė kaluarėn.
Ky projekt ėshtė me tė vėrtetė
diēka e mrekullueshme. Italia ka mė shumė emigrantė
shqiptarė, por italianėt nuk kanė hapur ende njė projekt tė
tillė. Po pėr tė shkuar edhe mė tej projektit, unė mendoj se
mirė do tė ishte qė zvicer-anėt tė investonin mė shumė nė
Shqipėri.
Mendoj se ky projekt duhet tė
ketė sa mė shumė jetėgjatėsi, se nevojat kėtu janė shumė tė
mėdha. Gjithashtu mendoj se mund tė ketė njė trajtim mė tė
specializuar psiko-social pėr ata qė kanė kryer burgime
afatgjata mbi 5 vjet. Pas 5 a mė shumė vitesh burgimi ėshtė
shumė e vėshtirė tė gjesh veten nė shoqėrinė e ēdo vendi,
aq mė tepėr nė Shqipėri, ku gjėrat ndryshojnė shumė shpejt.
Personalisht jam kundra dėnimeve tė gjata, nėse ato s`janė
pėr krime tė rėnda, nuk e di nėse arrij tė shpjegohem, por
pėr njeriun ėshtė vėrtet shkatėrruese tė kalojė p.sh 5-6
vjet i mbyllur nė njė vend e pastaj menjėherė tė gjendet
jashtė ku gjithēka ka ndryshuar.
Familja, shoqėria e ēdo gjė
tjetėr tė duket e huaj. Jetėt e njerėzve kanė marrė rrugė tė
ndryshme, pėr mirė ose pėr keq nuk paragjykoj, por nuk arrin
ta gjesh veten, nuk e gjen emėruesin e pėrbashkėt me tė
tjerėt. Po tė shohėsh nė pėrgjithėsi adoleshentėt qė kanė
rėnė nė burg qė nė vogėli ose ata qė kanė bėrė dėnime tė
gjata, shumica i janė rikthyer burgut, sepse rehabilitimi
shpeshherė ėshtė shumė i vėshtirė kur nuk ke dikė pranė qė tė tė ndihmojė,
tė tė kuptojė e japė kurajo. Prandaj mendoj se Kape tė
Ardhmen, ndonėse nuk ka mundėsi tė mėdha financiare, ėshtė
diēka e mrekullueshme, sepse tė jep njė dorė e tė ndihmon
dhe ėshtė njė dorė qė duhet ta vlerėsosh. Dua tė them se
pėrveē njerėzve tė familjes qė, nė disa raste, ndoshta edhe
ata s`tė kuptojnė sa ke ndryshuar dhe ēfarė ndjenja e
pėrjetime ke tani, sepse kanė parasysh atė qė ke qenė dikur
para shumė vitesh, mund tė them qė ky projekt ėshtė ndihma e
menjėhershme qė tė afrohet e duhet tė dish ta ēmosh. Unė e
binda edhe njė shoqen time bashkėvuajtėse burgu nė Zvicėr tė
vinte tė regjistrohej. Ajo ishte mosbesuese dhe dyshonte
madje se projekti mund tė kishte lidhje me policinė
zvicerane, pėrderisa financohej nga zviceranėt. Ajo erdhi
dhe tani ėshtė njė nga mbėshtetėset mė tė flakta tė Kape tė
Ardhmes.
|


Histori jete |