Shko ne faqen kryesore
Informacione mbi veprimtarine
Projektet e Organizates
Botimet Periodike dhe te Projekteve
Stafi i Organizates
Partnere dhe Bashkepunetore
Kontaktoni me ne
Jeta e Organizates

Njoftime

Donacione

Kujt mund t’i shkonte nėpėr mend shtatė vjet mė pare se projekti “Kape tė Ardhmen” do tė vinte deri nė ditėn  e sotme?

Eshtė me tė vėrtetė njė histori e mbushur me sukses, por le tė mos harrojmė qė, pa punėn e zellshme dhe plot durim tė njė grupi tė kualifikuar punonjėsesh sociale, tė udhėhequr nga njė drejtuese shumė kompetente, Irena Dono Jorgaqi, projekti ynė do tė ishte shuar me kohė…

 Nė njė letėr tė dėrguar mė datė 2 Mars 2004 Ministrja e Punėve tė Jashtme tė Zvicrės, Madam Micheline Calmy-Rey shkruante se ajo ishte shumė krenare qė grupi i suksesshėm i Projektit “Kape tė Ardhmen” pėrbėhet kryesisht nga gra. Eshtė meritė e tyre qė zhvilluan njė projekt pėr njė target grup nga mė tė vėshtirėt, tė rinjtė shqiptarė tė riatdhesuar, tė cilėt kishin lėnė atdheun e tyre nga varfėria, me shpresėn pėr tė gjetur njė jetė mė tė mirė diku gjetkė nė Evropė.  

Kur kthej vėshtrimin pas nė fillimet e projektit, i cili nisi nė Prill 1999, nė mes tė luftės sė Kosovės, mė vjen ndėr mend, qė pas gjashtė muajsh ne thuajse u pėrgatitėm ta ndėrprisnim kėtė projekt, sepse pak tė rinj tė riatdhesuar na kishin ardhur nė zyrė. Madje edhe ata me njė mosbesim tė madh, qė njė organizėm zviceran mund tė kishte vullnetin e mirė pėr t’i ndihmuar tė nisnin njė jetė tė re nė Shqipėri, pasi ishin riatdhesuar nga policia zvicerane.

Sot Projekti “Kape tė Ardhmen”, qė ėshtė njė projekt i shoqatės shqiptare “Shpresė pėr tė Ardhmen” ėshtė i njohur si nė Shqipėri ashtu edhe nė Zvicėr. Si themelues dhe koordinator i saj, unė shpresoj shumė qė  Shpresė pėr tė Ardhmen tė jetė e aftė tė “shqipėrojė” kėtė dhe projekte tė tjera, duke u treguar kėshtu shqiptarėve se ėshtė diēka me vlerė tė zhvillosh projekte, tė cilat nuk kanė vetėm qėllime materiale, por qėllime dhe vizione mė tė gjėra pėr tė ardhmen e njė Shqipėrie tė begatė dhe normale. 

Me kėtė rast do tė dėshiroja tė falenderoja tė gjithė donatorėt e panumėrt, tė cilėt dhanė ndihmesėn e tyre qė nė fillesė dhe nė nė rrjedhėn e viteve.

Do tė pėrmendja kėtu veēanėrisht Agjencinė Zvicerane tė Kishave Protestante, HEKS, dhe personin pėrgjegjės  Madeleine Hirsch, SDC (Agjencia Zvicerane e Bashkėpunimit dhe Zhvillimit) nė Tiranė dhe Bernė, EED (Agjencia pėr Zhvillim e Kishės Evangjeliste Gjermane)  dhe IOM Londėr dhe IOM Tirana, tė cilat kanė garantuar mbėshtetjen e tyre pėrgjatė kėtyre viteve.

 Ne shpresojmė shumė se tė gjithė donatorėt nė Zvicėr, Gjermani dhe Angli do tė vazhdojnė ta mbėshtesin kėtė projekt tė pazakontė, qė nisi si njė iniciativė private e si rrjedhojė e pėrvojės sė mundimshme tė njė kapelani burgu nė Zvicėr, i cili e kuptoi se tė rinjtė shqiptarė kishin nevojė pėr njė perspektivė pėr tė krijuar njė tė ardhme, pas kthimit forcėrisht nga Evropa nė Shqipėri.

 Dhe e fundit, por jo mė  pak e rėndėsishmja, unė do tė falenderoja tė gjithė tė rinjtė e pėrfshirė nė kėtė projekt, qė fituan besimin nė vetvete, por gjithashtu edhe pronarėt e bizneseve tė vogla, tė cilėt patėn mirėsinė t’u jepnin kėtyre tė rinjve shqiptarė njė shans pėr njė fillim tė ri nė atdheun e tyre.

 

:: kthehu pas

© Copyright Shpresė pėr tė Ardhmen 2006

ndertuar nga Kaligrafik.net